Një humbje tragjike dhe e parakohëshme e këngëtarit të njohur nën emrin Black, autori i hiti të viteve ’80, “Wonderful Life”. Artisti ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, që ka ndodhur në Irlandë, disa ditë më parë.

Pas aksidentit, këngëtari kishte rënë në koma dhe faktkëqësisht nuk ka mundur të zgjohet më prej saj, duke humbur betejën me jetën mbrëmjen djeshme.

Njoftimin është bërë në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shkruhej: “Me hidhërim ju lajmërojmë për vdekjen e këngëtarit Colin Vearncombe (Black), si pasojë e një aksidenti rrugor. Fatkeqësisht Colin, nuk është zgjuar dot nga koma, në të cilën ra  si pasojë e një aksidenti rrugor 16 ditë më parë”.

Colin Vearncombe (Black) e nisi karrierën e tij në fillim të vitive ’80, në vitin 1985 ai do të publikonte hitin “Wonderful Life”, që u shndërruar në një fenomen botëror. Këngë të tjera të tij janë, “Everything’s Coming Up Roses”, “Blue”, “Sofea Jane”, “Alive’, etj./tvklan.al