Policia e Tiranës ka bërë të mundur kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.

Në prangat e efektivëve të kryeqyetit ka rënë Jani Balla, 41 – vjeç, banues në Librazhd. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, e ka dënuar atë me masën, arrest me burg për veprat penale, shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë dhe përndjekje.

I arrestuari tjetër është Xhelal Hoxha, 58 – vjeç, banues në Tiranë. Edhe për të, e njëjta gjykatë ka dhënë masën arrest me burg për veprën penale të mashtrimit.

Policia thotë se do të vazhdojë punën për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë./tvklan.al