Në ditën që në historinë e Shqipërisë shënjon rrëzimin e shtatores së diktatorit, Enver Hoxha, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i akordon medaljen e lartë “Nderi i Kombit”, ish-studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës, që morën pjesë në grevën e urisë të 26 viteve më parë.

Dekorata u tërhoq nga ish anëtarë të komisionit drejtues të grevës, Mesila Doda, Blendi Gonxhe, Ilir Dizdari, Arjan Manahasa dhe Ndue Lugja.

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Presidencës, Presidenti i republikës i dha dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” kompanisë 4000 e krijuar në vitin 1950 në Gjermani me detyrë rrëzimin e rregjimit komunist.

Të afërm të anëtarëve të kompanisë 4 mijë shprehën mirënjohjen e tyre për vlerësimin e presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Presidenti Nishani tha se hapja e dosjeve duhet të nisë me ata që u pushkatuan pa gjyq nga regjimi i egër komunist

Tv Klan