Fëmija 16 muajsh kishte dhe sëmundje të tjera

Një fëmijë vetëm 16 muajsh ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. Foshnja është viktima e parë në moshë kaq të vogël që nuk ka mundur të mbijetojë pas infektimit me koronavirus.

Sipas burimeve të Televizionit Klan, foshnja kishte disa ditë në reanimacion dhe vuante edhe nga sëmundje të tjera. Sipas ekspertëve, rastet e fataliteteve në fëmijë të moshës pediatrike janë të rralla në të gjithë botën, ndërsa në Shqipëri ky është rasti i parë dhe i vetëm.

Që prej fillimit të pandemisë në Mars në vendin tonë janë regjistruar 657 viktima.

Tv Klan