Yjet e dikurshëm të Real Madrid dhe Chelsea u mblodhën në një ndeshje bamirësie të luajtur të dielën në “Santiago Bernabeu”. Gola të shumtë të shënuar dhe spektakël në takimin e fituar me rezultatin 5 – 4 nga Real Madrid.

Los Blancos kishin në përbërje emra të njohur si Raul, Morientes apo Guti, ndërsa Blutë e Londrës ishin Desailly, Shevchenko apo Zola. Ekipet shkëmbyen edhe lojtarë mes tyre me kalimin e minutave, pasi Carvalho e Makelele janë aktivizuar si me Real dhe me Chelsea.

Për tu veçuar golat e Raul, Morientes dhe Karembeu, i cili befasoi Cudicini me një goditje nga largësia. Një sfidë që solli në stadium mijëra tifozë për të ndjekur idhujt e dikurshëm, që nuk tregonin vitet që kishin mbi supe.

Tv Klan