Ndihma për policinë, infektivin e familjet në nevojë



Ndihma për policinë, infektivin e familjet në nevojë

21:21 01/05/2020

“Efarma” është një farmaci në Pazarin e Ri, qëka marrë nismën për të ndihmuar këtë herë ata, që janë në vijën e parë të luftës.

Ensi Dimroci, menaxheri i “Efarma”, thotë se kanë menduar të ndihmojnë me 200 maska, 200 dezinfektantë dhe 20 pako me doreza, forcat e policisë. Drejtori i Policisë, Rebani Jaupi ka shprehur falenderimet për ndihmën.

“Stop” dhe “Vllazëria Ungjillore e Shqipërisë” kanë dhuruar mjete higjene për spitalin infektiv në QSUT. 

“Stop” dhe “Fondacioni Firdeus” kanë ndihmuar 5 familje në Bathore dhe Kamëz, që nuk kanë mundësi të ushqehen në këto ditë të vështira.

Familjet tregojnë vështirësitë e jetesës dhe ndjehen mirënjohës që dikush ka menduar për ta. /tvklan.al



Të ngjashme