Ndihmat për ndërtimin e shtëpive, Balla: Çdo qindarkë do të përdoret me transparencë

Ndihmat për ndërtimin e shtëpive, Balla: Çdo qindarkë do të përdoret me transparencë

17:03 29/11/2019

Tërmeti i 26 Nëntorit la pas viktima dhe shumë banesa të shkatërruara. Për pasojë shumë familje kanë mbetur në qiell të hapur dhe kanë nevojë për rindërtimin e shtëpive.

Për këtë arsye në Elbasan, komunitetet fetare, njerëzit e thjeshtë, njerëzit e politikës, të artit, sportit, u bënë bashkë për të dhuruar ndihmë financiare për riparimin e dëmeve.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se çdo ndihmë do të jetë transparente dhe do të përdoret për ndërtimin e shtëpive të reja.

“Në të 60 bashkitë e vendit po bëjnë një punë shumë të mirë për të vijuar solidarizimin dhe jo vetëm me fjalë po edhe vepra që bëhet përmes kujdesjes për familjet që po strehohen në bashkitë përkatëse, por edhe një solidariteti të punonjësve që po kontribuojnë në fondet e secilës bashki për këtë iniciativë që dua ta theksoj, është dhe do të jetë gjithçka transparente. Të gjithë sipërmarrësit që vijojnë të regjistrohen në një listë do të hidhen përmes portalit e-albania/dhuro dhe do të jenë të gjitha publike, emri, mbiemri dhe shuma përkatëse dhe sapo të fillojë kantieri i madh për ndërtimin e shtëpive çdo qindarkë do të përdoret me transparencë”, tha Balla./tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi