Ndizet turneu i Roland Garros

NOVAK DJOKOVIC (SRB) TENNIS - FRENCH OPEN - ROLAND GARROS - ATP - WTA - ITF - GRAND SLAM - CHAMPIONSHIPS - PARIS - FRANCE - 2021 © TENNIS PHOTO NETWORK


Ndizet turneu i Roland Garros

21:00 10/06/2021

Djokovic e nadal sigurojnë gjysmëfinalen, ndeshen me njëri-tjetrin

Dy ikonat e tenisit botëror do të përballen edhe njëherë tjetër mes tyre. Numri një në botë, Novak Djokovic, dhe numri tre, Rafael Nadal, do të ndeshen në gjysmëfinale të “Roland Garros”, turneut më të madh të fushave me dhé.

Nadal mposhti në cerekfinale 3-1 argjentinasin Shwartzman. Tenisti spanjoll humbi vetëm setin e dytë, ndërsa spikati i fundit, të cilin e fitoi 6-0. Nadal është rekordmen absolut me 13 herë triumfues në Paris dhe kërkon ta fitojë sërish.

Edhe Djokovic fitoi 3-1. Tenisti serb mundi italianin Berretini. “Nole”, pasi i fitoi dy setet e para 6-3 e 6-2, humbi të tretin 7-6. Në setin e katërt, kur tifozët u larguan pasi erdhi ora policore, Djokovic fitoi 7-5 dhe mbyll sfidën pas gati 4 orësh lojë, duke llogaritur edhe ndërprerjen. Gjysmëfinalja tjetër e meshkujve është Tsitsipas-Zverev.

Surprizat këtë vit ishin te femrat. Janë katër emra që për herë të parë kalojnë në gjysmëfinale të një grand slam. Cekja Barbora Krejcikova, numri 33 në botë, do të ndeshet me greken Maria Sakkari, numri 18. Ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ajo mes ruses Anastasia Pavlyuchenkova, numri 31 dhe sllovenes Tamara Zidansek, numri 85 në botë.

Klan News







Të ngjashme