Në Serie B italiane gjen gjithmonë lojtarë me të ardhme. Emanuele Ndoj vlerësohet si një nga 10 talentet që i duhet kushtuar vëmendje në këtë kampionat sipas “Gazzetta dello Sport”.

Mesfushori shqiptar i Brescia zotëron një teknikë të admirueshme dhe përgatitjen fizike që duhet për të përballuar një kampionat të gjatë.

Ndoji po fiton gjithmonë e më shumë minuta në Serie B. Për të është sezoni i tretë ku nuk kanë munguar edhe golat. Brescia e tij është në krye të klasifikimit dhe nëse arrin që të ngjitet në Serie A do të ishte një fitore personale edhe për Emanuele Ndojin. 22-vjeçari është pjesë e Kombëtares prej 2018 ku ka shënuar edhe gol në miqësoren me Ukrainën.

Tv Klan