Prej sot filloi zbatimi i masave urgjente kundër ndotjes së ajrit. Ministria e Ambientit Jetësor në Shkup ka njoftuar se gjatë dy ditëve të fundit është shënuar nivel i ndotjes mbi 200 mikrogram për metër kub, duke alarmuar autoritetet për aktivizimin e masave të paralajmëruara nga ana e Qeverisë.

Transporti publik në kryeqytet do të jetë pa pagesë derisa situata të përmirësohet, ndërkohë që Ministria urdhëroi Ndërmarrjen Publike Komunale të fillojë me pastrimin intensiv të rrugëve, ndërkaq punonjësit do të shfrytëzojnë autobusët apo transportin e organizuar.

Me masat e miratuara rekomandohet që Qeveria t’u japë urdhër të gjitha organeve të administratës shtetërore, agjencive, fondeve, byrove, enteve, ndërmarrjeve publike dhe SHA në pronë shtetërore si dhe Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale ta zvogëlojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare. /INA