Këto autobusë të transportit publik kanë vite që janë në qarkullim në kryeqytet. Vjetërsia e tyre ndikon drejtpërsëdrejti në ndotjen e ajrit.

Klodi Marikaj, drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit:

Në të gjitha studimet rezulton që automjetet e tonazhit të rëndë, pra autobusët, kamionët, betonierët, janë ndotësit apo shkaktarët kryesor të ndotjes dhe të prishjes së cilësisë së ajrit. Kjo për faktin që janë makina të vjetruara. Për autobusët janë le të themi ndotësit kryesor, kjo për shkak se janë të vjetër dhe nuk i përmbushin ato standarde të cilat ne kemi kërkuar.

Lavdosh Ferruni ekspert mjedisi:

Një Tiranë me një fluks të madh të lëvizjes nëpërmjet biçikletave, me transport urban ku autobusët duhet të kenë domosdoshmërish një kontroll shumë të rreptë.

Por edhe pse këto mjete janë të një vjetërsie të madhe autobusët e vjetër e kalojnë pa vështirësi  kolaudimin  sa i takon nivelit të emetimit të gazrave.

Klodi Marikaj, drejtoreshe në Ministrinë e Mjedisit:

Kam ngritur një Task Forcë për inspektimin e automjeteve. Ideja e bërjes së rikontrollit të dyfishtë është një masë që të verifikojë saktësinë e procesit të kolaudimitë të automjeteve dhe nëse rezulton që të dhënat raportit të kolaudimit nuk përputhen më situatën reale që bëhet si pasojë e procesit të inspektimit , atëherë do të ketë procese penalizuese, do të merren masa administrative për raporte të rreme

Lavdosh Ferruni, ekspert mjedisi:

Edhe automjetet publike të kalojnë një filtër rigoroz të respektimit të standardeve që duhet të jenë ato të Bashkimit Europian.

Trafiku i rënduar në kryeqytet së bashku me cilësinë e karburantit ndikojnë në rritjen e ndotje së ajrit një nga shkaktarët kryesore të sëmundjeve të aparatit të frymëmarrjes. Së shpejti bashkia e Tiranës do të nisë zëvendësimin e flotës së vjetër me autobusë elektrikë të standardeve europiane për emetimet e ndotjes.

Tv Klan