Kryeministri Rama u ka kthyer përgjigje kritikave të shoqërisë civile për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal dhe atë Rrugor.

Në rrjetet sociale, shefi i qeverisë shkruan se pret propozime për të përmirësuar këto ndryshime, por thekson se qeveria nuk do të tërhiqet nga këto nisma.

Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?! Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?! Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?! Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?! E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka! Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare”, shkruan Kryeministri Rama në Twitter.

Qeveria është duke hartuar propozimet për të bërë ndryshime në Kodin Penal dhe Kodin Rrugor për të forcuar masat pas lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve. Ndryshimet e propozuar në Kodin Penal dhe Rrugor, do të duhet që të votohen në Parlament. /tvklan.al