Sofja kërkon status të veçantë për qytetarët bullgarë

Pas kërkesës së përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, Svetlan Stoev, që populli bullgar të bëhet pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot erdhi edhe një kërkesë në këtë drejtim.

“Konsideroj që në hapin e parë, një sinjal i rëndësishëm do të ishte nëse Republika e Maqedonisë së Veriut i trajton si të barabartë qytetarët që deklarohen si bullgarë”.

“Në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të numëruar popujt që e kanë krijuar dhe jetojnë në këtë shtet. Me keqardhje e them se populli bullgar nuk janë pjesë e kësaj Kushtetute”.

Kolev ankohet se fakti që populli bullgar nuk ceket në Kushtetutë, ua pamundëson shfrytëzimin e shumë të drejtave që u takojnë, posaçërisht të drejtat që burojnë pas Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, bullgarët e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë derën e hapur në Sofje, siç e kanë serbët në Beograd dhe shqiptarët në Tiranë. Nga ana tjetër, Kryeministri Zoran Zaev thotë se tani nuk ka mundësi që bullgarët të bëhen pjesë e Kushtetutës.

“Ne i përcjellim shembujt e shteteve evropiane, gjegjësisht vendeve posaçërisht nga Ballkani. Ja ta marrim Kroacinë si shembull, sepse Shqipëria tanimë e ka bërë… Në momentin e anëtarësimit në BE, hapet Kushtetuta sepse është patjetër të ndryshohet për shkak të bashkimit që bëhet me shtetet anëtare të BE-së dhe atëherë vendosen edhe popujt në numër më të vogël që jetojnë në shtetin tonë në Kushtetutë. Ne nuk kemi asnjë paragjykim, por edhe nëse duam nesër që kjo të ndodhë, nuk mundemi sepse duhet dy të tretat”.

Në pyetje të gazetarëve se a duhet edhe Bullgaria t’i vendosë maqedonasit në Kushtetutë, Zaev refuzoi të përgjigjet duke thënë se kjo është punë e brendshme e Bullgarisë dhe komentimi eventual nuk do të kuptohej si mesazh i fqinjësisë së mirë.

Tv Klan