Rikthimi i mesatares nuk është i vetmi ndryshimin me të cilin do të përballen maturantët këtë vit akademik. Pas përcaktimit nga Qeveria të notës 6, si prag kualifikues për të ndjekur një fakultet, mbetet në dorën e universiteteve të vendosin kritere shtesë mbi të rinjtë që duan të pranojnë.

Pas përfundimit të Provimeve të Maturës, ata që kapin mesataren e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave duhet të regjistrohen ne portalin e Ministrisë se Arsimit, duke hedhur 10 preferencat për fakultetet që synojnë.

Shkollat e mesme do të bëjnë kalkulimin e mesatares për çdo maturant dhe më pas do t’i dërgojnë ne Agjencinë e Provimit , e cila do tua përcjell universiteteve.

Këto të fundit do të jenë të pavarur në procesin e përzgjedhjes, kuotave dhe tarifave. Provimet e Maturës do të nisin këtë të shtunë me gjuhën e huaj, në 11 qershor me gjuhën shqipe, ne 17 qershor matematika dhe ne 24 dy provimet me zgjedhje. /TV KLAN