Bloomberg: Vlera neto e pasurisë është 200 mld USD, ndërsa Elon Musk 198 mld USD

Jeff Bezos është sërish njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 200 mld USD. Në klasifikimin e Bloomberg Billionares, themeluesi i Amazon renditet i pari, vend që e kishte humbur që prej vjeshtës 2021, e duke kaluar kështu edhe Elon Musk.

Ndërkohë që pasuria e kreut të Teslës, platformës X, Neuralink etj, vlerësohet të jetë aktualisht 198 mld USD, i ndjekur nga Bernard Arnault në vend të tretë me 197 mld USD.

Tre njerëzit më të pasur të globit, prej vitesh ndajnë vendet e para, renditja e të cilëve ndryshon nga faktorët që varen nga luhatjet në tregje dhe në ekonomi.

Bernard Aranault, biznesmen francez, është Ceo i LVMH, kompani që kontrollon 2/3 e tregut të modës dhe luksit në nivel botëror.

Klan News