Gjendja shëndetësore e Major Klodian Tanushit, i cili mbeti i plagosur në Letoni, vazhdon të jetë e rëndë për shkak të plagëve të marra pas shpërthimit. Ai ndodhet prej ditësh nën kujdesin e mjekëve atje dhe ende nuk ka dalë nga rreziku për jetën.

Ndërsa gjendja e Rreshterit Julian Kapaj është e mirë dhe nuk paraqet asnjë rrezikshmëri. Autoritetet letoneze vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa grupit hetimor i është bashkuar edhe një skuadër nga Ushtria Shqiptare, e cila do të ndjekë nga afër veprimet hetimore.

Tv Klan