Alban Tafaj është një nga lojtarët të cilët u shpallën kampion me Partizanin në sezonin 1992-1993. Megjithëse ka fituar më shumë me Tiranën ku kaloi pjesën dërrmuese të karrierës, titulli i 26 viteve më parë ishte i veçantë, pasi ishte i pari për të. Sot Albani mendon se dikur kampionati ishte më i vështirë.

“Besoj këtë herë e ka patur më të lehtë, pavarësisht se kishim diferencë në atë kohë me Tiranën , por mbaj mend që e kemi patur të vështirë derbin.”

Drejtuesit e Partizanit ndërtuan një ekip ku në radhë të parë është forca e grupit sipas Tafajit.

“Jo me shumë emra të mëdhenj, por me lojtarë cilësorë të rinj, mendoj se ka forcën e grupit.”

Ish-futbollisti i njohur jep edhe parashikimin për derbin e së dielës.

“Tirana nuk duhet të dalë e humbur nga ky derbi, një barazim i shërben për mbijetesën. Partizani kthehet te titulli dhe do ta vulosë në këtë derbi.”

Në rast fitoreje Partizani siguron diferencën e nevojshme për të festuar titullin, që do të jetë i 16-ti në historinë e klubit.

Tv Klan