Seriali “American Gods” pritet të dalë në ekran me sezonin e tij të dytë. Pas trailer-it të dhënë në fillim të këtij viti, filmi i zhanrit fantazi do të ofrojë një tjetër rrugëtim të protagonistit Shadow Moon për të gjithë shikuesit.

Në thelb të ngjarjes është një botë ku perënditë e lashta dhe të braktisura zbresin në Tokë fizikisht dhe përballen me njeriun modern, situatë që kthehet në një betejë të madhe mes dy palëve.

Në këtë sezon të dytë, “American Gods” sjell vazhdimin e dinamikës me një cilësi vizuale të mahnitshme, që ndihmon në pasqyrimin e personazheve të çuditshëm, por unikë në vetvete.

Këtë herë ekipit të aktorëve i janë shtuar Dean Winters, Kahyun Kim dhe Devery Jacobs.

Kjo seri televizive është bazuar në romanin e Neil Gaiman dhe premierën e parë e pati vetëm 2 vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klan Plus