“E mori veten në qafë”
Dera e shtëpisë së familjes Fejzullahu ishte e mbyllur. Këtu ka jetuar Kujtim Fejzullahu, njëri prej pjesëmarrësve në sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Vienë.
Ai dhe e gjithë familja e tij jetojnë në Evropë, e pak dikush e ka parë Kujtimin. Se ka lidhje farefisnore me Kujtimin, fillimisht mohoi edhe gjyshi i tij.
Por pas insistimit tonë, gjyshi i tij filloi të flasë për nipin, tanimë të ndjerë.
Gazetari: Që nuk ka pas kontakt me familjen gjashtë muaj!?
Gjyshi: Po, po.
Gjyshi: Nejse ai ka qenë me banesë vet atje, veç o kan. Vet ka jetuar.
Gjyshi: Nuk i kanë telefonat, ua kanë marrë, policia ua ka marrë.
Ai është i lindur atje, Kujtimi, në Austri.
Gazetari: A ka ardhur ai në Çellopek hiq?
Gjyshi: Po, si jo! Çdo vjet me familjen. Kujtimi normal vinte në banës te nëna dhe te baba, por banesën e ka pas të veten. E tash çka ka bërë atje në banesën e vetë nuk e din askush!
Gazetari: Para dy vjetësh është mbajtur 3 muaj?
Gjyshi: Po, para dy vjetëve është mbajtun, jo 3 muaj, më shumë ka bëm 18 muaj edhe 4 muaj në Turqi.
Gjyshi: Çfarë të bëjmë, vetën e ka marrë në qafë.
Përveç Kujtim Fejzullahut, edhe një person nga Maqedonia është vrarë, por ai ka qenë viktimë e këtij sulmi.
Klan Macedonia