Në trupin e njeriut jetojnë rreth 5 mijë lloje bakteresh. Mikrobiologët shprehen janë zbuluar aktualisht rreth 70 përqind e tyre. Gjithashtu është vërejtur se disa qindra prej tyre janë të shpërndara në mënyrë të veçantë tek njerëzit, për shkak të zonave gjeografike ku jetojnë.

Theksohen diferenca të mëdha kryesisht të njerëzve që jetojnë në botën vendeve të industrializuara në krahasim me ata që jetojnë në Afrikë, apo Amerikën Latine. Bakteret që kanë njerëzit e këtyre dy kontinenteve janë shumë të rralla dhe nuk hasen në botën perëndimore. Kryesisht në vendet e zhvilluara, sipas autorëve, kjo varet nga stilet e ndryshme të jetesës, kryesisht të regjimit ushqimor dhe përdorimi i antibiotikëve.

Shkencëtarët kanë analizuar dhe studiuar 10 mijë kampione bakteresh të marra nga të arkivat e të dhënave të të gjithë kontinenteve.

Klan Plus