Një shqiptar i gjetur brenda një shtëpie në Nuneaton tw Britanisw, e cila ishte kthyer në një fabrikë kanabisi, pretendon se ishte punësuar për të pastruar pronën atë ditë dhe jo për të rritur kanabisin.

Megjithatë, gjyqtari i çështjes ka qenë skeptik me deklaratat e V. Gaxhës, 26 vjeç, i cili është arrestuar edhe njëherë tjetër në një fabrikë tjetër kanabisi 2 vite më parë.

26-vjeçari ka pranuar fajësinë për këtë ngjarje, por ka deklaruar se është paguar 100 Paund nga një mik i tij për të pastruar ndërtesën dhe se kjo ka qenë shkalla e përfshirjes së tij në këtë ngjarje.

Por prokurori i çështjes ka bërë thirrje që të mos pranohet kjo deklaratë dhe arsye për këtë është fakti që Gaxha është kapur edhe herë tjetër në një tjetër banesë me drogë.

“Atëherë ndodheshin 5 shqiptarë në banesë. Për rastin Gaxha tha se ishte atje për të pastruar pronën. Prokuroria nuk e pranon më këtë justifikim, sepse nuk ka mundësi që të ndodhesh edhe njëherë në vendin e gabuar në kohën e gabuar për të kryer një punë pastrimi për 100 Paund”, tha Mchael Williams.

Tashmë shqiptari mund të përballet edhe me humbjen e pranimit të fajësisë për shkak të kësaj situate të krijuar./tvklan.al