Nëna e 3 fëmijëve: Ish-bashkëshorti më torturonte në një mënyrë të tillë që…



Nëna e 3 fëmijëve: Ish-bashkëshorti më torturonte në një mënyrë të tillë që…

14:30 07/07/2020

Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të vështirë të nënës së 3 fëmijëve. 40-vjeçarja, e cila nuk pranoi të identifikohet rrëfeu në studio kalvarin e vuajtjeve dhe të dhimbjeve, si pasojë e dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti i dytë.

Kur ishin në Greqi, ajo mësoi se ishte shtatzënë, por ish-burri nuk e donte fëmijën dhe kërkoi prej saj të abortonte.

Ish-bashkëshorti ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj saj, si kur ishin në Greqi ashtu edhe kur u kthyen në Shqipëri. Nëna e 3 fëmijëve tregoi se torturat prej tij ishin shumë të mëdha dhe fëmijën e ka lindur mes shumë vështirësish.

Mirela Milori: Ti mendon që ai ka patur dhe probleme mendore?

40-vjeçarja: Nuk e di, atë gruan e parë e ka torturuar shumë.

Mirela Milori: Ti nuk i dije këto më përpara?

40-vjeçarja: Jo, nuk i dija shumë, me thënë të drejtën. Kur e mora vesh më thoshte mua, unë nuk e kam dashur gruan, prandaj e kam torturuar. Tani më ndodhi dhe mua, se nuk e dija.

Mirela Milori: Pra filluan problemet e forta që në Greqi. Ti vendos dhe kthehesh në Shqipëri?

40-vjeçarja: Po vendosa, se dhe atje më torturonte, nëpër burgje, nëpër spitale.

Mirela Milori: Si nëpër burgje, nëpër spitale.

40-vjeçarja: Nëpër burgje, se ishim pa letra. Më futnin në burg.

Mirela Milori: Ju kapte policia?

40-vjeçarja: Më rrihte burri dhe vinte policia. Më bënte të vdekur, më çau me levë. Më hidhte, më merrte policia, më çonin në spital dhe më pas më sillte policia në Shqipëri.

Mirela Milori: Sa herë ka ndodhur kjo?

40-vjeçarja: Me thënë të drejtën shumë herë ka ndodhur (Qan)

Mirela Milori: Pra këtë shenjën që e ke këtu, që ta shoh, me çfarë ta ka çarë?

40-vjeçarja: Me doreza, me kaçavidë.

Mirela Milori: Pra gjatë 6 muajve që ke ndenjur në Greqi ke patur dhunë të kësaj natyre?

40-vjeçarja: Pastaj edhe kur erdha në Shqipëri prapë kisha dhunë.

Mirela Milori: Dhuna vazhdoi edhe në Shqipëri me këto përmasa?

40-vjeçarja: Po, më torturonte me kabull, më zhvishte lakuriq, më torturonte, në një mënyrë të tillë, që s’di çfarë të them. Pasi ngela shtatzënë se nuk donte të bënte fëmijë me mua.

Mirela Milori: Pra ishe shtatzënë dhe të dhunonte?

40-vjeçarja: Po, pastaj filloi nuk punonte, filloi të merrej me pisllëqe, vinte më rrihte mua dhe e kam lindur këtë fëmijë me zor./tvklan.al




Të ngjashme