Nëna e dy fëmijëve: T’i shkosh vëllait në shtëpi e larë në gjak dhe vëllai të thotë dil jashtë…



Nëna e dy fëmijëve: T’i shkosh vëllait në shtëpi e larë në gjak dhe vëllai të thotë dil jashtë…

14:47 22/06/2020

Një grua 43-vjeçare rrëfeu në programin “Historia ime”, në Tv Klan periudhën e vështrirë të jetës së saj pas martesës.

Ajo u martua me mblesëri me një person 18 vite më të madh. Asgjë nuk ishte si ajo e kishte menduar, pasi u përball çdo ditë me dhunë të vazhdueshme nga ana e bashkëshortit dhe sipas saj shkak ishte pija. Pas 18 vitesh, ajo mori guximin që të ndahej prej tij, edhe pse në jetë kishte sjellë edhe dy fëmijë.

Gruaja tregoi se kur shkoi tek shtëpia e vëllait për ndihmë, ai e përzë jashtë. Edhe pse pa asnjë mbështetje, ajo strehohet në kishë dhe aty e ndihmojnë motrat e Nënë Terezës.

Më tej tregon se kur shkoi në gjyq për t’u ndarë nga burri i saj, kundër kishte edhe vëllain sëbashku me nënën, pasi ata nuk pranonin kurrsesi vendimin e saj për divorc.

Mirela Milori: Mbas sa vitesh martesë vendose të divorcohesh?

Gruaja: Mbas 18 vitesh!

Mirela Milori: Ndërkohë kishe shkuar ndonjëherë në polici? I kishte thënë njeriu për dhunën?

Gruaja: U kam thënë njerëzve të mi, i kam shkuar vëllait tim tek shtëpia të parit, se unë vëlla kam, kemi një nënë dhe një baba, por ai për mua që në vitin 2013 ka vdekur, ai nuk ekziston më. Se t’i shkosh vëllait tek shtëpia e larë në gjak, dhe të thonë vëllai ik jashtë, se po më ha bukën e fëmijëve dhe më ikën gruaja, është një gjë shumë e rëndë. Kishte frikë ish-burrin tim, se nusja e tij dhe ai janë nip e dajë. Nusja e vëllait tim e ka dajë atë.

Mirela Milori: Ti kishe një urdhër mbrojtje ndërkohë apo si?

Gruaja: Po!

Mirela Milori: Kur e more urdhrin e mbrojtjes?

Gruaja: Në 2013, pas 7 ditëve!

Mirela Milori: Mbas 7 ditëve që bëre divorcin apo?

Gruaja: Pas asaj dite që dola nga shtëpia!

Mirela Milori: Pse vinte përsëri?

Gruaja: Po normal, kam shkuar në kishë, se s’kisha ku të shkoja më, jam strehuar në kishë. Kam ndenjur tek motrat e Nënë Terezës.

Mirela Milori: Filloi dhe vinte përsëri në shtëpi?

Gruaja: Po, më dilte në rrugë se ndenja tek motrat e Nënë Terezës. Kur dilja jashtë donin të më vrisnin, bashkë me vëllain tim, bashkë me farefisin tim. Unë kam 8 vite që nuk e di a kam qenë.

Mirela Milori: Pra nuk të pranuan, të braktisën si njerëzit e tu, si njerëzit e burrit?

Gruaja: Po më thoshin njerëzit e mi kthehu prapë mbrapa. Jo nuk mund të kthehesha më se më dhimbnin kockat, nuk kam mundur të hiqja bluzën nga trupi. Me ujë të oksigjenuar, motrat e Nënë Terezës, them Zot faleminderit që munda t’i njihja, me ujë të oksigjenuar më hoqën bluzën nga trupi. Në gjyq kanë ardhur kundra meje, nëna dhe vëllai, kanë ardhur me atë, jo me mua.

Mirela Milori: Edhe nëna?

Gruaja: Edhe nëna se ka frikë, nëna është e sëmurë, e lë zemra.

Mirela Milori: Në gjyq ishin që t’i të mos ndaheshe me të?

Gruaja: Jo mos të ndahesha!/tvklan.al




Të ngjashme