Lajme Arkiva 2003

Nënë Tereza shqiptarja më e famshme në botë tashmë ka edhe këndin e saj në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Në kuadër të aktiviteteve të vitit të shenjtërimit të saj, ekspozita dhe koncerte të ndryshme po paraprijnë ditën e lumturimit të Nënë Terezës, 19 Tetorin dhe ceremoninë që do të zhvillohet në vatikan nën drejtimin e Papa Gjonpalit.

Me këtë rast është krijuar edhe hapësira kushtuar Nënë terezës pranë Muzeut Historik, shiriti i së cilës është prerë nga kryeministri Fatos Nano.

Në këndin kushtuar shenjtores shqiptare janë vendosur një portret i gdhendur nga skulptori Muntaz Dhrami dhe dy ikona të piktorit ikonograf Herald Pojani, të cilat e paraqesin Nënë Terezën në pamjen e misionares dhe në moshën 16 vjeçare me kostumin shqiptar të krahinës së Prizrenit.