Njeriu që lajmëroi i pari se Neymar do të shkonte tek PSG, dy vite më parë plas një tjetër bombë. Gazetari brazilian Marcelo Bechler ka deklaruar se futbollisti mund të rikthehet sërish tek Barcelona këtë verë. Sipas tij ka qenë vetë Neymar që i ka thënë të afërmve që nuk dëshiron më të qëndrojë në Paris dhe se mezi pret të kthehet në kryeqytetin e Katalunjas.

Raportohet gjithashtu se Barcelona dhe PSG janë në bisedime. Spanjollët shpresojnë të japin një shumë parash dhe të ofrojnë Ousmane Dembélé për të rimarrë Neymarin.

Një çështje e pazgjidhur mbetet bonusi prej 30 milionë Eurosh që Neymar pretendoi, pasi u largua nga Spanja. Sulmuesi dhe Barça kanë në një konflikt ligjor për këtë. Telenovela sapo ka nisur. Seritë e saj pritet të pushtojnë gjithë verën.

Tv Klan