Rrugëtimi i rralle i dy artistëve të pazakontë

Teksa Cristoferi performon, Luisi, i ati i tij, sistemon instrumentet prej bambuje. Artistët nga Ekuadori kanë përshkruar me mijëra kilometra, që muzika e tyre të dëgjohet rrugëve të mbarë botës, e prej disa ditësh nga publiku kryeqytetas.

Kjo është muzikë tradicionale nga Andet, që luhet përmes instrumenteve të bëra nga Bambuja. Muzika jonë është për nder të nënës natyrë. Unë ia kam trashëguar djalit dhe mendoj se këtë do të bëjë edhe ai me fëmijët e tij”.

Në kohën e pandemisë muzika e tyre është ftesë për shpresën, jetën dhe bukuritë që mbart natyra.

“Kjo muzikë është për të gjithë, fëmijë dhe rritur, pasi buron nga shpirti. Ne duam që njerëzit ta harrojnë paksa COVID-in”.

Megjithatë kufizimet dhe karantina nuk e kanë bërë aspak të lehtë rrugëtimin e artistëve.

“Nuk është e lehtë për shkak të kufizimeve, na kërkojnë testin e koronës, por fatmirësisht në Shqipëri është më ndryshe. Veç saj këtu ndihemi si në shtëpi. Vijmë për herë të dytë”.

Destinacioni i radhës për babë e bir do të jetë Ekuadori, aty ku ndodhet pjesa tjetër e familjes, një ribashkim i shumëpritur në një kohë të vështirë.

Tv Klan