Një 54-vjeçar është arrestuar nga polica, pasi ka ngacmuar seksualisht një adoleshente.

Burime zyrtare nga policia e Fierit, bëjnë me dije se në pranga ka rënë Sokrat Binaj, banues në lagjen “16 Prilli”, Fier.

Arrestimi i tij ka ardhur pas denoncimit në polici të 15-vjeçares me iniciale S.Q. Kjo e fundit ka pohuar se në lagjen “Konferenca e Pezëz” tek Pedonalja, është ngacmuar seksualisht nga 54-vjeçari.

Ndërkohë materialet i  kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “vepra të turpshme” ./tvklan.al