Një ngastër toke pranë varrit të Marilyn Monroe është shitur në ankand për $195,000. Investitori i teknologjisë Anthony Jabin tha se “ka ëndërruar gjithmonë” të jetë ngjitur aktores.

Ngastra është gjithashtu pranë varrit të themeluesit të Playboy, Hugh Hefner që bleu vendin pranë Monroe në vitin 1992. Fansat e aktores që ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare në 1962, vizitojnë rregullisht varrin e saj në Los Anxheles.

Veç ngastrës, Jabin ka blerë edhe një kostum plazhi që dikur i përkiste Marilyn si dhe shtratin e vjetër të Hefner.

Në ankand u shitën edhe sende të tjera si një fustan mëndafshi rozë nga Pucci që ishte i aktores, me një vlerë prej $325,000. Një buzëkuq nga Elizabeth Arden që ishte gjithashtu i saj arriti shifrën $65,000.

Ndër sendet e shitura të Hefner ishte një nga xhaketat e tij karakteristike të kostumeve që u shit për $13,000 së bashku me pantoflat, pizhamat dhe një llullë. Gjithashtu u shitën edhe piktura që dikur gjendeshin në zyrat qendrore të Playboy./tvklan.al