Ngjarje e rëndë në Greqi, pacienti shqiptar godet me thikë infermieren dhe hidhet nga lartësia


Ngjarje e rëndë në Greqi, pacienti shqiptar godet me thikë infermieren dhe hidhet nga lartësia

09:50 31/08/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi në spitalin Attikon në Athinë, ku një pacient shqiptar goditi me thikë një infermiere.

Sipas mediave greke, 59-vjeçari shqiptar ishte i shtruar në spital pasi iu nënshtrua një operacioni një javë më parë. Pas 2 ditësh, ai do të dilte nga spitali. Por, mëngjesin e sotëm i ra ziles duke kërkuar ndihmën e infermieres.

Me një thikë kuzhine në dorë, pacienti 59-vjeçar priste pas derës së dhomës infermieren. Sapo kjo e fundit hyri brenda, ai e goditi disa herë duke i shkaktuar plagë të shumta. Më pas, shqiptari u ngjit në katin e 5 të godinës së spitalit dhe u hodh nga lartësia duke u vetëvrarë.

Ndërsa, infermierja 32-vjeçare, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, po merr ndihmë mjekësore. Ajo ka plagë në gjoks, kokë dhe shpinë. Gjendja e saj është e rëndë, por mjekët thonë se nuk është në rrezik për jetën.

Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen, por dyshohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, vuante nga probleme të shëndetit mendor. /tvklan.al





Të ngjashme