Shkarkimi i prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit këtë të hënë duket se ka futur në ngërç ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Hoti ishte kandidat për këtë Këshill si përfaqësues i prokurorive të Apelit. Sëbashku më të, nga këto prokurori kandiduan Besa Nikëhasani dhe Bujar Kaloçi, të cilët nuk kaluan dot Vetting-un.

I vetmi që ka kaluar procesin është Arben Dollapi. Nga prokuroritë e Apelit, sipas ligjit, duhet të jenë dy anëtarë. Në kushtet kur Vetting-u ka shkarkuar tre kandidatë dhe ka kaluar vetëm një, skenari më i keq është vonesa e ngritjes se institucionit.

Të 3 prokurorët kanë ankimuar vendimet. Ngritja e KLP pritet të ketë të njëjtin problem si në rastin e Këshillit të Lartë Gjyqësorë. Shkarkimi i Besim Trezhnjëves, si kandidati i vetëm nga Gjykatat e Apelit, solli si rezultat moskandidimin e gjyqtarëve për këtë post. Vetëm të martën, Gjykata e Lartë njoftoi se për këtë vend kishin kandiduar dy gjyqtarë.

Pritet se çfarë do të ndodhë me kandidatët, të cilët janë shkarkuar nga shkalla e parë, nëse do rikthehet ndonjëri prej tyre në sistem. Apo do të rikonfirmohen vendimet dhe me pas duhet rihapur gara për vendin vakant.

Tv Klan