Oktapodët mund të humbasin shikimin dhe të kenë vështirësi për të mbijetuar deri në fund të këtij shekulli nëse temperaturat e oqeanit vijojnë të ngrihen me këtë ritëm.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se oktapodët përshtaten lehtësisht, por një studim i fundit ka zbuluar se stresi për shkak të nxehtësisë mund të dëmtojë shikimin dhe të reduktojë numrin e oktapodëve shtatzënë dhe të të vegjëlve të tyre ende të palindur.

Humbja e shikimit mund të ketë pasoja të rënda për oktapodët sepse ata mbështeten shumë në këtë shqisë që të mund të mbijetojnë. Rreth 70% e trurit të oktapodit i dedikohet shikimit dhe luan rol thelbësor për komunikimin dhe dallimin midis grabitqarëve dhe presë.

Studiuesit i ekspozuan oktapodët shtatzënë ndaj tre temperaturave të ndryshme: 19 gradë Celsius, 22 gradë që përngjan me temperaturat mesatare gjatë verës dhe 25 gradë që mendohet se do të arrijnë temperaturat në vitin 2100.

Oktapodët e temperaturës 25 gradë prodhonin më pak proteina që janë përgjegjëse për shikimin krahasuar me të tjerët.

Një prej tyre është një proteinë strukturore që gjendet në sasi të lartë në sytë e gjallesës detare, e cila luan transparencën dhe qartësinë optike ndërsa tjetra është përgjegjëse për rigjenerimin e pigmenteve të shikimit në fotoreceptorët e syrit”, shpjegoi udhëheqësi i studimit, Qiaz Hua nga Universiteti i Adelaides.

Temperaturat e larta lidheshin gjithashtu me rritjen e numrit të të vegjëlve që nuk lindnin dhe të humbjes së oktapodëve shtatzënë. Vezët e dy nga tre oktapodët e vendosur në temperaturën 25 gradë Celsius nuk çelën. Kërkuesit thanë se kjo lidhej edhe me ngordhjen e nënave ndërsa vezët ishin në fazat e hershme të zhvillimit.

Më pak se gjysma e vezëve të vendosura në 25 gradë, çelën. Nëna e tyre shfaqi “shenja të dukshme stresi” që nuk u panë te të tjerat që jetonin në temperatura më të ulëta. Të porsalindurit treguan “stres të lartë termal dhe thuajse nuk ka gjasa që të arrijnë pjekurinë”.

Është pranuar se studimi nuk është një projektim i drejtpërdrejtë se çdo të ndodhë prej ngrohjen globale, por është e qartë se temperaturat e larta do të jenë të dëmshme për oktapodët duke e bërë të vështirë mbijetesën e tyre./tvklan.al