Italia si një prej prodhueseve më të mëdha të verës, më e rrezikuara

Ndryshimet klimatike rrrezikojnë seriozisht zonat që prodhojnë verë. Nëse temperaturat globale do të rriteshin mesatarisht 2 gradë brenda fundit të këtij shekulli, atëherë 70%e vreshtave nuk do të ishte më.

Madje në disa zona, si Italia, për shkak të thatësirës dhe rrymave kronike të nxehta, ky rrezik mund të arrijë deri në 90%. Vlerësimet janë pjesë e punës studimore të një ekipi nga universiteti Bordeaux.

Aktualisht vreshtaritë kryesore në botë ndodhen në Itali, Francë, Spanjë, Greqi e Kaliforni, por ngrohja po ridimensionon gjeografinë botërore të prodhimit të verës, duke kushtëzuar sasinë dhe cilësinë e rrushit. Por në të njëjtën kohë vende të tjera, aktualisht jo të përshtatshme për vreshtari, mund të kthehen në të tilla, duke arritur në lartësi me të mëdha, pra drejt veriut të Evropës.

Klan News