Nicki Minaj publikon për herë të parë fotot e djalit, “arushit të saj”



Nicki Minaj publikon për herë të parë fotot e djalit, “arushit të saj”

16:17 02/01/2021

Reperja e famshme Nicki Minaj ka shpërndarë për herë të parë foto të djalit të saj “Papa Bear” (arushi siç e quan ajo) në rrjetin social Instagram.

“Shumë faleminderit që më zgjodhe mua si nënën tënde,” shkruan artistja në përshkrimin e fotove të cilat i ka ndarë me fansat.

Ndër të tjera ajo uron Vitin e Ri dhe në veçanti grave që janë bërë nëna dhe ato shtatzënë gjatë kësaj periudhe sfiduese.

“Të qenit nënë është puna më përmbushëse që kam bërë ndonjëherë.”

Minaj dhe bashkëshorti i saj Kenneth Petty janë bërë prindër më 30 Shtator të vitit 2020. /tvklan.al






Të ngjashme