Në Gjirokastër kanë nisur reshjet e dëborës mëngjesin e sotëm. Në pjesën e sipërme të qytetit, dëbora kishte nisur që ditën e enjte. Nga reshjet nuk paraqiten probleme në këtë qytet. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa zinxhirë.

Edhe Saranda u zgjua me reshje dëbore.

Nga reshjet e dëborës, Korça dhe Dibra janë dy qarqet më të goditura. Në akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe Qafa e Qarrit kalimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.

Temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero. Në qarkun e Kukësit, të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, por të bllokuara janë disa fshatra të thellë. Edhe në Llogara qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi për shkak të reshjeve të dëborës. /

tvklan.al