Në klubin e futbollit të Shkumbinit ka nisur rindërtimi i kompleksit stërvitor.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi projektin dhe theksoi se gjithmonë kënaqet kur bëhet fjalë për investime në zhvillimin e futbollit të fëmijëve. Ai garantoi se institucioni që përfaqëson ka gjithnjë gatishmëri për të tilla projekte.

“Si në të gjitha projektet padyshim me shumë dëshirë FSHF do të mbështes nga fondet e saj këtë projekt. Ka kohë që kemi filluar të bisedojmë dhe më vjen mirë që tani po bëhet realitet. Lexohet në fytyrat e atyre që kam takuar dëshira dhe dashuria që ka Peqini për futbollin. T’ju shpreh edhe njëherë gatishmërinë dhe respektin maksimal të FSHF-së për ta bërë së bashku këtë projekt dhe projekte të tjera.”

Kompleksi i ri do të ketë 2 fusha dhe pritet të mbyllen në fund të gushtit. Në total, vlera e tij do të shkojë rreth 600 mijë Euro.

Në këtë ceremoni u përurua edhe logoja e 100 vjetorit të themelimit të klubit të Shkumbinit.

Klan News