Në Tiranë zhvillohet samiti i radhës i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku marrin pjesë Kryeministrat e 6 vendeve rajonale.

Duke filluar nga ora 10:30, mbërritën një nga një drejtuesit e shteteve, ndërsa samiti i nisi punimet rreth orës 11:10 në Pallatin e Brigadave. Përveç Kryeministrave të 6 vendeve rajonale, i pranishëm është edhe eurokomisioneri i BE Verhelyi.

Në fjalën e tij hapëse, Kryeministri Edi Rama tha se do të diskutohen projekte në fushën e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

“Ju faleminderit që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër dhe jam i lumtur t’ju uroj mirëseardhjen në Tiranë. Pjesëmarrjen juaj në këtë samit është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe tregut të përbashkët rajonal, një instrument kyç që do të na ndihmohjmë të rimëkëmbemi ekonomikisht”, tha Kryeministri Rama.

Në këtë samit, Kosova  përfaqësohet me Kryeministrin Albin Kurti, Serbia me Kryeministren Ana Brnabiç, Maqedonia e Veriut me Kryeministrin Zoran Zaev, Mali i Zi me Presidentin Milo Gjukanoviç dhe Bosnje-Hercegovina me kryetarin e Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija.

Në orën 12:30 është parashikuar të mbahet dhe një konferencë e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit Varhelyi. /tvklan.al