23 prej tyre kanë pësuar dëme të parikuperueshme

Gjurma e tërmetit të Nëntorit mbetet ende e dukshme tek monumentet e kulturës, që u dëmtuan rëndë prej tij.

“Kur po bëhen 2 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 2019, ka nisur puna për restaurimin e monumenteve të dëmtuara të kulturës. Këtu, në Kalanë e Prezës po bëhet përforcimi paraprak i Kullës së Sahatit, që i paraprin fazës së restaurimit të plotë”. Sipas projektit, kulla e rindërtuar do të jetë gati brenda 6 muajve.

Puna për rindërtimin e monumenteve vijon edhe në Kalanë e Krujës. Në kullën e Sahatit po përfundon faza e parë e punimeve, që lidhet me përforcimin dhe konturimin e mureve.  Nuk është mbyllur ende faza e parë e punimeve në Kullën e Sahatit.

Puna ka nisur edhe në Teqenë e Dollmës.

Me ritëm më të ulët vijon ky proces për monumentet në Durrës. Në kullën C të Kalasë antike të qytetit, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti, vetëm sa janë grumbulluar materialet që nevojiten për fazën paraprake të përforcimit. Gjithsesi puna për ringritjen e kullës fortifikuese parashikohet të mbyllet në 11 muaj.

Edhe shtëpia muze “Aleksandër Moisiu” vijon të jetë jo funksionale.

“Dyert e shtëpisë muze “Aleksandër Moisiu” janë të kyçura për vizitorët prej dëmtimeve që mori nga tërmeti, dhe që nga ajo periudhë në të nuk është bërë asnjë investim”.

53 monumente kulturore u gjymtuan nga tërmeti i 2019-s, 23 prej tyre me dëme të parikuperueshme. Në Korrik të vitit të kaluar Bashkimi Europian miratoi edhe një fond prej 50 milionë eurosh për restaurimin e monumenteve të dëmtuara.

Tv Klan