Nis shitja e telefonëve të palosshëm

Nis shitja e telefonëve të palosshëm

09:15 16/11/2019

Huawei nxjorri në shitje smartphone-in e palosshëm, “Mate X”. Pajisja mund të blihej vetëm në Kinë. Çmimi për ta marrë ishte 1900 Paund. Dyqani online i Huawei raportoi se celularët u shitën të gjithë brenda minutave.

Tashmë fansat e “Mate X” duhet të presin të Premten e 22 Nëntorit kur do të shitet një pjesë tjetër e telefonave inteligjentë.

BBC raporton se personat që do të blejnë smartphone-t do të përfitojnë edhe 50% zbritje për riparimet dhe zëvendësimet që mund të bëhen në vazhdim për ekranin.

Deri më tani “Mate X” është i disponueshëm vetëm me një model me një ekran 20.3 centimetra kur nuk është i palosshëm. Huawei tha se celularët ishin në një numër të limituar për shitjen e parë, megjithatë nuk bëri të ditur numrin e saktë të pajisjeve të shitura.

Në fakt smartphone-t e rinj të Huawei duhet të kishin dalë për shitje që në Qershor, por kjo u shty për shkak të sanksioneve të SHBA-së. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi