Rama: Sinovac eficente, po e marrin familjet mbretërore

Punonjësit e Policisë se Shtetit në të gjithë vendin kanë nisur të vaksinohen këtë të shtune me vaksinat kinze Sinovac.

Teksa ndoqi procesin ne stadiumin “Arenën Kombëtare” në Tiranë i shoqëruar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama dha garanci për eficencën e kësaj vaksine.

Më pas kryeministri ndoqi procesin e vaksinimit që po kryhet edhe në Patos dhe Ballsh, ku tha se Sinovac po e marrin shumë personalitete botërore.

Vetëm përgjatë të shtunës në Durrës parashikohet te vaksinohen 30 punonjës policie, ndërsa paralel me to po vaksinohen edhe gazetarët.

Edhe në Elbasan e Shkodër vaksinimi i efektivëve të policisë po ecën me ritme të shpejta.

Në të gjithë vendin janë rreth 13 mijë punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës që do të vaksinohen.

Paralelisht me uniformat blu në të gjithë vendin vijon vaksinimi masiv i popullatës mbi 70 vjeç, i cili është drejt përfundimit.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 172.486 doza të vaksinës ndaj COVID19 tek te moshuarit, mësuesit dhe bluzat e bardha.

Tv Klan