495 mijë nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm kanë nisur vitin e ri shkollor.

Më të emocionuar janë 33 mijë vogëlushët që kanë shkuar në klasë të parë.

Këtë vit kryeqytetit i janë shtuar shkollat e rikonstrukstuara, ndërsa nuk kanë munguar as shkollat e ndërtuara nga fillimi.

“Hasan Tahsini” është një prej shkollave të reja që u çel ketë vit. Inaugurimi i të cilës u bë nga kryebashkiaku Veliaj.

 Ministrja e Arsimit vuri theksin tek shkolla, qendër komunitare.

 Krybashkiaku vizitoi gjithashtu edhe shkollën “Pal Engjelli” në njësinë numër 4, ku edhe shpërndau çanta për fëmijët./Tv Klan