Lufta ndaj korrupsionit, një ndër prioritet që Shqipëria duhet të përmbushë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, sipas Presidentit Bujar Nishani, mund të luftohet vetëm nëse klasa politike ka vullnetin për tu ndarë nga ky fenomen. Deklaratën e tij kreu i shtetit e bëri në një simpozium kundër korrupsionit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Për kreun e shtetit ekzistojnë të gjithë potencialet për të ndërtuar mekanizmat që e luftojnë këtë fenomen.

Ambasadori Lu u shfaq skeptik lidhur me angazhimin e politikës për të luftuar korrupsionin, ndaj solli si modele praktikën e ndjekur në vende si Rumania, Kroacia dhe Shtetet e Bashkuara.

Kreu i shtetit tha se ngritja e Spak-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jenë dy nga mekanizmat ligjorë që do të mundësojnë dhënien e shenjave të para për minimizimin e këtij fenomeni në vend.

Tv Klan