nishaniPresidenti i Republikës priti në një takim Kryetarin e ri të Komunitetit Musliman, Skënder Bruçaj.

Duke e uruar per zgjedhjen ne kete detyre, kreu i shtetit u ndal tek rëndësia dhe kontributi pozitiv që besimi fetar dhe ai mysliman në veçanti, si besimi më i madh në vend, ka luajtur në historinë e largët dhe atë të afërt të vendit tonë.

Ai theksoi se shpirti i harmonisë, mirëkuptimit, tolerancës fetare dhe atdhedashurisë qëndrojnë në themel të parimeve të besimit mysliman në vite dhe janë mishëruar si vlera të veçanta të popullit shqiptar.

Në këtë kontekst, ai nenvizoi se roli i Komunitetit Musliman dhe i Kryetarit te tij është shumë i rëndësishëm.

Presidenti shprehu vullnetin e plotë për ta mbeshtetur Komunitetin Musliman dhe kreun e tij.

Ndersa kryetari i Komunitetit Musliman parashtroi synimet e tij që lidhen me gjithëpërfshirjen e çdo vlere pozitive që vjen nga çdo besimtar musliman si dhe rolin pozitiv që ky komunitet do të vijojë të luajë në vijimësi për zhvillimet demokratike të vendit.