Ka nisur protesta në ditën e tretë të saj pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Protestuesit fillimisht janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas janë shpërndarë në disa pika, si tek Ministria e Brendshme, ish-Blloku dhe tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Edhe sot qytetarët janë përplasur me efektivët, ku nuk ka munguar dhuna, uji dhe gazi lotsjellës.

Një ditë më parë, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm. Por protestuesit thonë se kërkojnë edhe dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut.

Gjatë dy ditëve të mëparshme, janë shënuar edhe përleshje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë. /tvklan.al