AHMETAJ

Niveli i lartë i kredive të këqija prej 125 miliardë apo 1 miliardë dollarë që kompanitë dhe bizneset kanë në bankat e vendit ka qenë një nga çështjet kryesore të diskutimit në mbledhjen e Këshillit të Investimeve. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se një nga rrugët që pritet t’i japë zgjidhje këtij problemi është ligji i falimentit për të cilin kërkoi sugjerime nga ky këshill.

Pjesën më të madhe të këtij borxhi në bankat shqiptare e kanë 35 kompani të mëdha, të cilat jo vetëm kanë marrë miliona lekë kredi dhe nuk i kanë shlyer, por në shumicën e rasteve janë favorizuar të marrin edhe kredi të re. Përfaqësues të dhomave të huaja tregtare në vend thonë se për kompanitë që nuk ka shpresë është urgjente që të bëhet falimenti pasi risktrukturimi i kredive të tyre do të ishte një proces që do të dëmtonte më tej ekonominë, pasi ata janë kompani që e kanë vërtetuar që nuk japin më kontribut në ekonomi.

Tv Klan