Kim dhe Kanye West blejnë xhaketën e M. Jackson për vajzën e tyre

North West ka marrë dhuratën më të bukur për Krishtlindje nga prindërit e saj, të paktën për të. Kim dhe Kanye i dhuruan të bijës, një xhaketë të veshur nga Michael Jackson.

6-vjeçarja është një fanse e zjarrtë e mbretit të popit ndaj dhe mami e babi duket se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Kim postoi një video të rrobës, e cila ishte veshur nga Jackson ku ai takoi Elizabeth Taylor. Në brendësi të saj ishte dhe një foto nga takimi.

Ylli televiziv tregoi se kishte arritur ta siguronte xhaketën falë një ankandi të zhvilluar dhe e kishte përshtatur sipas përmasave të trupit së vogëlushes.

Ky veprim i çiftit West, duket se është një shenjë se ata janë kundër dokumentarit Leaving Neverland, në të cilin dy djem pretendojnë se mbreti i popit ka abuzuar seksualisht me to.

Klan Plus