Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit. Një grua  e re ka rënë nga kati i 6-të i një pallati në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar.

Ajo ka vdekur në vend dhe kur shkoi policia banorët po ulërinin në panik. Ende nuk dihet nëse gruaja është rrëzuar aksidentalisht, ka bërë vetëvrasje, apo është shtyrë. Policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen. /abcnews.al