E reja me aftësi ndryshe bëhet nënë për herë të dytë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka nisur ditën me një lajm të mirë nga materniteti “Koço Gliozheni” ku një nënë me aftësi ndryshe ka sjellë në jetë fëmijën e dytë.

Manastirliu shkruan se fëmija erdhi në jetë shëndetplotë falë kujdesit dhe profesionalizmit të mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”.

“Një mrekulli! Lot gëzimi në maternitetin “Koço Gliozheni” për Anesën e vogël, që erdhi në jetë shëndetplotë, falë kujdesit të veçantë të dr. Anikës, dr. Astritit dhe stafit të këtij spitali, që u kujdesën për një grua speciale, me të gjithë forcën, dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, që Anida me aftësi ndryshe, të jetë nënë për herë të dytë“, shkruan Manastirliu në një postim në rrjetet sociale./tvklan.al