Një muaj pa rrjetet sociale. Duket gati e pamundur për t’u pranuar për shumë prej atyre që prej rrjeteve sociale kanë krijuar tashmë vartësi.

Por të parët që do të provojnë të tregojnë rezistencën e tyre do të jenë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar.

“Scroll Free September” quhet fushata e propozuar për muajin Shtator në Britani, nga një shoqatë që trajton çështje të shëndetit publik, e cila i ka ftuar të gjithë të heqin dorë nga çdo rrjet social për një muaj.

Nisma është një përpjekje për të frenuar ndikimet negative në shëndetin mendor të shkaktuara nga prania e vazhdueshme online.

Shirley Cramer, shefja ekzekutive e shoqatës, shprehet se vetëm kur mediat sociale përdoren në mënyrën e duhur, ato mund të ndikojnë pozitivisht për shëndetin dhe mirëqenien mendore apo në përmirësimin e lidhjeve shoqërore, duke u kthyer në një burim mbështetjeje emocionale.

Në këtë fushatë është përllogaritur të marrin pjesë 320,000 qytetarë anglezë, por interes kanë shfaqur edhe përdorues të tjerë nga 56 vende të ndryshme të botës, të cilët gjithashtu janë regjistruar për të marrë informacion nga faqja zyrtare e shoqatës.

Tv Klan