Rudina MagjistariPrezantuesja e njohur e emisionit “Takimi i Pasdites” në Televizionin Klan, Rudina Magjistari është surprizuar nga stafi i saj me rastin e ditëlindjes.

Rudina Magjistari nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetin social “Facebook” ka zbuluar se surpriza e mrekullueshme që i kishte përgatitur stafi i saj me rastin e ditëlindjes, ka qenë një nga dhuratat me të bukura që ka marrë ndonjëherë.

“Sa qejf është kur ke ditëlindjen! Një surprizë e mrekullueshme sot nga stafi im, kur hyra në zyrë, ishte një nga dhuratat më të bukura që kam marrë ndonjëherë. E kishin realizuar aq bukur, sa jam emocionuar pafund!

Ta dini që jeni në zemrën time dhe ju jam mirënjohëse pafund për përkushtimin tuaj dhe për energjinë e mirë që shpërndani, pa të cilën punët e bukura bëhen me shumë shumë vështirësi.

Paçi gjithmonë bekime dhe lumturi në jetët tuaja! Ju përqafoj fort të gjithave!” – ishte mesazhi falenderues i Rudinës për stafin me te cilin ajo punon.

M. Sejdini