Një tjetër personazh i njohur do të jetë “e ftuara” e episodit të radhës të Doktor Plastik.

Kozeta Bakiu, koreografia e njohur e “E Diela Shqiptare” në TV Klan, pranon të flasë hapur për shqetësimet estetike. Në promon e episodit të kësaj të enjteje, ish-balerina e njohur dhe aktualisht pedagoge ne Akademinë e Arteve, tregon se si u bë pjesë e Doktor Plastik.

“Dua të korrigjoj pjesën e barkut”, tha ajo gjatë konsultës në Klinikën Da Vinci. Mjekët e specializuar të Klinikës Da Vinci, vendosën që Kozeta të kryejë dy ndërhyrje: liposucion dhe liftin të pjesës së barkut.

Në këtë episod, Kozeta do të shoqërohet nga prima balerina Elona Nallbani, një tjetër personazh publik e cila është edhe mikesha e saj e ngushtë. Edhe këtë episod ky “reality show” që ka vjedhur vëmendjen e publikut, krijon kuriozitet jo vetëm për rezultatin në fund, por edhe për rrëfimet e personazheve.

Kujtojmë se dy episode më parë, rrëfimi i Ermela Mezuraj, ish banores së Big Brother në Doktor Plastik, bëri xhiron e rrjetit. Mbetet për tu parë, nëse reagimi i publikut do të ketë të njëjtat përmasa si me Ermelën. /tvklan.al